




Ditë më parë në media është raportuar se janë ndarë grante për të afërm dhe familjarë të disa prej anëtarëve të PDK-së në Vushtrri, përfshirë djalin e Drejtorit të Teatrit në Vushtrri.
Këto akuza i ka mohuar Komuna e Vushtrrisë e cila përmes një kumtese në rrjete sociale ka shkruar se ajo nuk ka bërë përzgjedhjen e përfituesve të granteve, duke shkruar se këtë e ka bërë komisioni i propozuar nga ish-kandidatja për asambleiste e LVV-së, Drita Dibrani.
“Në opionin publik po qarkullojnë dezinformata nga individë të subjekteve politike LVV dhe LDK rreth shpërndarjes së granteve të Projektit “Komuna për të rinj – Municipality for youth (M4Y)”, se gjoja përfitues të këtyre granteve janë militantë të PDK-së.” shkruan në komunikatën e lëshuar nga faqja zyrtare e komunës së Vushtrrisë.
“Koordinatorja kryesore e projektit është Drita Dibrani, ish-kandidate për asamble nga radhët e LVV-së, tani anëtare e Kryesisë së Rinisë në LVV, e cila e ka propozuar komisionin për ndarje të këtyre granteve” shkruan tutje në komunikatë.
Në vazhdim gjeni komunikatën ep lotë të bashkangjitur: