




Hekuri është një nga mineralet më të rëndësishme për organzimin e njeriut, pasi trupi ynë e përdor këtë të fundit për të formuar hemoglobinën, substanca në qelizat e kuqe të gjakut që mbart oksigjen.Sinteza e neurotransmetuesve mund të ndryshojë në kushtet e mungesës së hekurit duke na shkaktuar jo pak probleme dhe gjithashtu ky mineral është shumë i rëndësishëm për strukturën e kockave. Sipas statistikave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth 9 për qind e grave vuajnë nga mungesa e hekurit, por numri është edhe më i lartë për gratë fizikisht aktive, thonë ekspertët.
Sipas Institutit Kombëtare të Shëndetësisë, kërkesa e një të rrituri për hekur është mesatarisht 8-27 mg në ditë, ndërsa gratë e moshuara dhe ato që janë shtatzënë ose ushqyjne me gji kanë nevojë për më shumë . Ndonëse mishi është shpesh në krye të listës si një burim i shkëlqyer hekuri, tashmë është i njohur fakti se mishi i kuq është i dëmshëm për organizmin. Ushqimet e mëposhtme jo vetëm që e zëvendësojnë mishin por janë edhe më të pasura në këtë mineral.
Spinaqi, brokoli, lulelakra, farat e sesamit, keshju (një lloj kikiriku- CASHEËS) Soje, çokollata e zezë, fasulet e kuqe.




