Kandidati i primareve të Partisë Demokratike në Kamëz, Shemsi Prençi deklaroi dhe se nuk do të njohë procesin, për shkak të parregullsive me listat e votuesve.

Në vitin 2013, Prençi ka qenë drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, si njeri i PD-së. Prençi u shkarkua pas përplasjes me Irfan Hysebelliun për kromin në Bulqizë.

Fania në atë kohë i shërbente Berishës. Ky i fundit u la dorë të lirë Agron Kuliçajt dhe Flamur Nokës për ta larguar Prençin nga rruga ku duhet të kalonin kamionët e kromit të Fanes.

Fania i kishte lidhjet më lart, ndaj nuk mund të hynte në pazare me Prençin. Pas shkarkimit, Prençi denoncoi mafien e kromit.

Prençi kaloi pa u ndjerë në krahun e PS-së, e cila sapo kishte ardhur në pushtet. Në nëntor të vitit 2013, vetëm dy muaj pas ardhjes në pushtet, Rama dhe miratimin që Prençi të bëhej drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile.

Këtë detyrë e mbajti deri në qershor 2018. Në 26 qershor 2018, ministërja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkarkoi nga detyra Shemsi Prençin, duke emëruar në vend të tij Haki Çakon.

Sipas burimeve, gjatë drejtimit nga Prençi, në Drejtorinë e Emergjencave Civile ka pasur abuzime të mëdha.

Pas shkarkimit si drejtor i PS-së, Shemsi Prençi u afrua me Ilir Metën. Në vitin 2019, Meta e emëron Prençin këshilltar të tij në Presidencë. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Prençi ishte kandidat për deputet i LSI-së në Durrës.

Prençi kaloi sërish tek PD-ja, pasi u shfaq si kandidat potencial i PD-së për Bashkinë e Kamzës, ku edhe denoncoi manipulimin e garës.

Loading

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *